28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Bayern Munich dhe Leverkusen vijojnë rrugëtimin për kreun

- Advertisement -

Bayern Munich ruan ecurinë pozitive, ndërsa merr një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Borussi Monchengladbach në takimin e javës së 20-të të Bundesligës.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Elvedi që shënoi në minutën e 35-të.
Megjithatë në minutën e 45-të Pavlovic barazoi për vendasit pas asistit të dhuruar nga Muller.

Në minutën e 70-të Kane shfrytëzoi rrëmujën në zonë dhe kaloi bavarezët në avantazh, teksa ndeshja u vulos nga de Ligt që shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 86-të.

Pas kësaj përballjeje, Bayern Munich renditet në vend të dytë me 50 pikë, teksa Borussia Monchengladbach renditet në vend të 13-të me 21 pikë.

Bayer Leverkusen merr një tjetër fitore, ndërsa triumfon me rezultatin 0-2 në transfertën e Darmstadt.

Golat u realizuan nga Tella në minutën e 33-të dhe 52-të.

Pas këtij takimi, Darmastadti renditet në vend të fundit me 11 pikë, teksa Bayer Leverkusen kryeson me 52 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit