9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve

- Advertisement -

Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve

Sokol Bashota, duke dëshmuar sot në Hagë, deklaroi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte marrë asnjë vendim për ndëshkimin e kolaboracionistëve gjatë luftës. Sipas tij, janë shpërndarë vetëm komunikata me qëllim paralajmërimi, që t’u bëhej e qartë individëve të tillë të mos bashkëpunonin me armikun

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha ai pra trupit gjykues.

Gjatë seancës së sotme në Hagë, dëshmitarit iu paraqit një intervistë të Kadri Veselit, dhënë Baton Haxhiut në vitin 2009 dhe e botuar në vitin 2013.

Në këtë intervistë, Veseli kishte zbuluar detaje mbi kohën kur ishte emëruar si shef i SHIK-ut.

Sipas asaj që lexoi prokurori, Kadri Veseli kishte thënë se ”Në fakt përgjegjësitë i kemi pas gjatë gjithë periudhës 92-98 dhe e kemi pas Shtabin e Përgjithshëm dhe Shtabin Operativ të UÇK-së. Specifikisht në formacione nuk e kemi pas ndarjen por jemi marrë më gjithçka. Jemi marrë me lideriship, logjistik, formacione se ashtu të tilla kanë qenë rrethanat.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk beson që ky kontestim i Veselit është i saktë.

“Nëse i referohet viti 1992-98 nuk besoj që është i saktë ky konstatim se mundësitë për ndarje të detyrave nuk ka pas dhe nuk janë bërë”, tha Bashota.

Dëshmitari u pyet se Shtabi Operativ a ka funksionuar përmes vendimeve të përbashkëta kolegiale.

“Shtabi i Përgjithshëm po. Shtabi operativ janë drejtoritë në komandat e zonave”, tha ai.

Më pas, dëshmitari u pyet se këto vendimet kolegiale të Shtabit a përfshinin masa ndëshkuese ndaj personave që perceptoheshin si kolaboracionist.

“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota

Tutje, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë e tij e mëhershme ku kishte thënë se ka qenë Shtabi i Përgjithshëm që në baza kolegiale ka vendosur lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.

“Me lejoni të shpjegoj atë që kam thënë në Tribunalin në rastin e Haradinajt. Këto, duke pasur parasysh gjithmonë kur janë nxjerrë komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm për këto kategori specifike dhe në gjeneralë e kam kuptuar se ata duhet të ndëshkoheshin-paralajmërohen përmes komunikatave. Nuk ka pas një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm të veçanta për asnjë bashkëpunëtor apo kolaboracionist siç po quhen kështu për vrasjen e tyre. Gjithmonë fjalën e kam pas për ata të cilët e kanë kthy pushkën ushtarëve të UÇK-së. Vetëm për këto raste dhe jo për raste të veçanta”, tha Bashota përcjell Betimi për Drejtësi.

Prokurori i tha dëshmitarit se si duket nuk e ka kuptuar pyetjen dhe ia përsëriti atë duke i thënë se a ka vendosur Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë kolegiale lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.

“Nuk është marrë asnjë masë”, tha dëshmitari.

Prokurori e pyeti dëshmitarin se pse nuk e kishte korrigjuar këtë pjesë të deklaratës së tij kur iu dha mundësia gjatë seancës përgatitore.

Ai tha se “Nuk kemi asnjë dokument të shkruar për raste të veçanta. Për raste gjeneralë po, janë bërë thirrje herë pas herë të gjithëve që të mos bashkëpunojnë me armikun. Pasta ka qenë përgjegjësi e komandantëve të zonave për veprime të metutjeme”, tha Bashota.

Dëshmitari tha se qëllimi i komunikatave ishte që kolaboracionistet të mos bashkëpunojnë me armikun.

Përpara pushimit të drekës, dëshmitari tha se në media janë munduar që a paraqesin organizimin e UÇK-së në mënyrën më të mirë të mundshëm.

“Jemi munduar nëpër media zakonisht shkrimet që i kemi ba dhe i kemi publiku, jemi mundu që ta paraqesim organizimin tonë ushtarako-politik të UÇK-së sa ma mirë me mundësinë e mundshme për opinionin e brendshëm”, tha Bashota.

Dëshmitari tha se dalja e parë publike e UÇK-së ishte më 28 nëntor 1997 në tubimin me rastin e vrasjes së mësuesit Halit Geci.

Sipas tij, kanë qenë disa anëtarë të UÇK-së por që tre prej tyre i din e që emrat qe dolën ta lexojnë deklaratën kur i përmendi u dëgjua teksa thoshte Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Ai shtoi se ky i fundit e lexoi deklaratën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit