Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sokol Bashota ka treguar se në mbledhjen e kryesisë do të diskutohet aktualiteti politik në vend, raporton EO.
Bashota tha se për përfshirjen në listë të Fatmir Limaj do të diskutohet në kryesi, nëse propozohet nga kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza.
“Tash e shohim se çka thotë kryetari i partisë, letrën që na ka shkruar, do të diskutojmë në kryesi”, tha Bashota shkurt para mediave.






