Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për femra, pasi triumfoi në ndeshjen vendimtare të finales së “Play-Off”-it.
Prizrenaset fituan duelin e shtatë ndaj Pejës 03 me rezultat 71:61, duke kurorëzuar një seri finale të jashtëzakonshme dhe plot rivalitet.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhuroi emocione të mëdha, por ishte Bashkimi që e kontrolloi pjesën e parë për të e ruajtur deri në fund epersinë.
Me këtë fitore, Bashkimi konfirmon dominimin në basketbollin kosovar për femra, duke arritur një tjetër sukses të rëndësishëm dhe duke ngritur trofeun e kampionit.






