11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bashkimi Evropian për shtetin bektashi: S’kemi kompetencë për të rregulluar çështjet fetare

- Advertisement -

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka folur në lidhje me propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi”.

Bashkimi Evropian deklaroi se nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare dhe tha se mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, shkruan Abcnews.al.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore”.

“Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagimin e BE.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit