Bashkëshorti dhe vëllai rrahën një grua në Viti

- Advertisement -

Një grua në Viti ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 19:00.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Viti 26.10.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti dhe vëllai i viktimës, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme

Të fundit