Barcelona është duke e bërë një lëvizje në mënyrë që Leipzigut t’ia marrë nga duart sulmuesin Fisnik Asllani, kanë raportuar mediumet e huaja.
Bëhet e ditur se Asllani ka lënë në pritje Leipzigun për shkak të Barcelonës, ekip që mbetet i interesuar për transferimin e tij dhe po bën gati ofertën për Hoffenheimin.
Edhe pse ka marrëveshje në parim me Leipzigun, Asllani nuk po ngutet për ta finalizuar kalimin nga Hoffenheimi pasi ka vendosur ta presë Barcelonën, përpara se të marrë vendimin final për të ardhmen e tij.
Kështu që, transferimi i Asllanit te Leipzigut që ka gjithashtu marrëveshje edhe me Hoffenheimin mbetet në dyshim edhe për pak kohë.
Asllani do të largohet këtë verë nga Hoffenheimi, ekip që do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij pasi sulmuesi kosovar ka kontratë deri në vitin 2029.
Në sezonin e shkuar, Asllani shkëlqeu me fanellën e Hoffenheimit, ku në 35 paraqitje shënoi 11 gola dhe bëri 10 asistime.






