Barcelona nuk bën blof në sfidën me Elchen, në kuadër të javës së 27-të të LaLigas. “Baugranat” shkatërruan 4-0 skuadrën nga komuniteti valencian, duke e çuar në 15 pikë diferencën me Realin e Madridit, që luan këtë të diel me Valladolidin.
Robert Lewandowski zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, pasi mori një top brenda zonës nga Araujo.
Me avantazhin minimal u mbyll pjesa e parë me Barcelonën që shpërtheu me tre gola të tjerë në fraksionin e dytë. Ansu Fati i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 56-të.
10 minuta më vonë, “bomberi” polak sigloi të dytin personal, i shërbyer nga Gavi.
Në të 70-tën, i erdhi radha Ferran Torresit për shënuar emrin në listën e golashënuesve.