8.1 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Juventus fiton ndaj Veronas

- Advertisement -

Juventus duket se po e rrimer veten pas atij ndëshkimi nga drejtësia italiane me heqjen e 15 pikëve përgjatë këtij sezoni dhe pas fitores së sotme ndaj Veronas, në “Allianz Stadium”, tashmë “zonja e vjetër” është vetëm 3 pikë larg zonës së kualifikimit për një kompeticion evropian sezonin e ardhshëm.

Në “shtëpinë” e tyre, “bardhezinjtë” arritën të fitonin me rezultatin minimal 1 me 0, me autorin e golit, Moise Kean, që çoi topin në rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 56’-të të sfidës, goli i cili “hipotekoi” dhe fitoren e Juventus mbrëmjen e sotme.

Me këtë fitore, “bardhezinjtë” arritën në kuotën e 44 pikëve dhe momentalisht ndodhen në vendin e 7-të me 44 pikë, me vetëm 3 pikë më pakë se Roma e vendit të 6-të dhe 4 pikë më pak se Atalanta dhe Milan në vendin e 5-të dhe të 4-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit