1.9 C
New York
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

Samsung Galaxy Tab S7 FE, Galaxy Tab A8 10.5 marrin përditësimin One UI 5.1

- Advertisement -

Samsung ka lëshuar përditësimin One UI 5.1 të bazuar në Android 13 për tabletët Galaxy Tab S7 FE dhe Galaxy Tab A8 10.5.

Përditësimi po lansohet për versionin 5G të modelit ndërkombëtar të Samsung Galaxy Tab S7 FE që mban përcaktimin e modelit SM-T736B.

Aktualisht ky përditësim është duke u lansuar në Evropë me versionin e firmuerit T736BXXU2CWC5 dhe “patchin” e sigurisë Android të shkurtit 2023, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër përditësimi One UI 5.1 për Samsung Galaxy Tab A8 10.5, ka filluar të shpërndahet në Korenë e Jugut, por që shpërndarja pritet që së shpejti të zgjerohet edhe në rajone të tjera.

Përditësimi ka versionin e firmuerit X200XXU2CWC1 dhe vjen me patch-in e sigurisë Android të janarit 2023.

Nëse nuk e keni marrë ende One UI 5.1 në Galaxy Tab S7 FE ose Galaxy Tab A8 10.5, mund të kontrolloni për përditësimin manualisht duke shkuar te menyja Cilësimet > Përditësimi i softuerit të tabletit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit