FC Barcelona ka ndryshuar strategjinë në merkato, duke u fokusuar te Gonçalo Ramos, pasi dështoi në përpjekjet për të transferuar Joao Pedro nga Chelsea FC.
Klubi katalanas kishte shfaqur interes konkret për sulmuesin brazilian, por drejtuesit e Chelseat e kanë bërë të qartë se lojtari nuk është në shitje dhe konsiderohet pjesë kyçe e projektit.
Si pasojë, Barcelona ka zhvendosur fokusin te Ramos, i cili nuk ka pasur rol të rregullt te Paris Saint-Germain dhe mund të largohet gjatë verës.
Portugezi tashmë shihet si një opsion serioz për repartin ofensiv, ndërsa klubi po kërkon zgjidhje afatgjatë për të zëvendësuar gradualisht Robert Lewandowski.
Barcelona po monitoron disa alternativa në sulm, por situata financiare dhe refuzimet nga klubet e tjera po e detyrojnë të jetë më fleksibile dhe oportuniste në treg.






