19 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Barcelona mposht Valladolid-in, edhe një hap më afër titullit

- Advertisement -

Barcelona nuk ka gabuar në La Liga. Katalanasit kanë triumfuar në udhëtim tek Real Valladolid, me rezultat 2-1, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit spanjoll.

Ishte skuadra e Valladolid-it që e nisi mjaft mirë këtë sfidë duke kaluar në epërsi ndaj Barcelonës qysh në minutën e gjashtë përmes Sanchez.

Megjithatë, ‘Blaugranat’ dalë nga dalë filluan të marrin dominimin e lojës, duke krijuar disa raste të mira, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e skuadrës vendëse prej 1-0.

Të besuarit e Hansi Flick pjesëlojën e dytë e nisen duke e kërkuar fillimisht golin e barazimit që e arritën më anë të Raphinha (54’), derisa për pikët e plota të Barcelonës realizoi Lopez (61’) për rezultatin përfundimtar 1-2.

Pas kësaj fitore, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve, pesë më shumë se Real Madrid e cila nesër luan ndaj Celta Vigos, kurse, Valladolid është e fundit me vetëm 16 sosh.

 

Të ngjashme

Të fundit