Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit

- Advertisement -

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dabi.

Në luftën për medalje, Fazliu u përball me kroaten Iva Oberan, bartësen e parë të garës, të cilën arriti ta mposhtë pas një dueli të barabartë.

Fituesja u përcaktua në kohën shtesë, kur Laura realizoi një hedhje të bukur dhe e përfundoi luftën me “Ippon”.

Me këtë sukses, Fazliu siguroi 500 pikë të reja në renditjen botërore të xhudos.

Të ngjashme

Të fundit