Rikthimi i De Jongut ia vështirëson situatën Gavit te Barcelona

- Advertisement -

Gavi po e kalon një periudhë të vështirë te Barcelona, ku minutat e pakta dhe konkurrenca e fortë në mesfushë po ia vështirësojnë rikthimin në formacionin titullar.

Sipas portalit italian “TuttoMercatoWeb”, mesfushori spanjoll ka regjistruar vetëm 191 minuta në shtatë paraqitje këtë sezon, duke qenë titullar në vetëm dy ndeshje.

Rikthimi i Frenkie de Jong pas dëmtimit pritet ta vështirësojë edhe më shumë situatën e tij.

Në mesfushën e Barcelonës, Gavi duhet të konkurrojë me emra si Pedri, Rodri, Fermín López, Dani Olmo dhe Marc Bernal.

Megjithatë, kalendari i ngjeshur dhe lëndimi i Dani Olmos mund t’i japin mundësi të reja për të fituar minuta.

Pas lëndimeve që ia ndërprenë zhvillimin, Gavi duhet t’ë’i shfrytëzojë rastet që do t’i jepen për ta bindur trajnerin Hansi Flick se e meriton një rol më të rëndësishëm në skuadër.

Të ngjashme

Të fundit