Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.
Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Celta Vigos, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ishte Lamine Yamal i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje nga penalltia në minutën e 40-të të ndeshjes.
Por, menjëherë pas ekzekutimit të penalltisë, ylli spanjoll u lëndua dhe u desh të zëvendësohej.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 82 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Real Madridi.
Në anën tjetër, Celta Vigo mbetet me 44 pikë në vendin e shtatë.






