Paris Saint-Germain është pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, bisedimet mes dy klubeve po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa kampioni francez është optimist se marrëveshja do të finalizohet në ditët në vijim.
Mësohet se Torres ka rënë dakord edhe për kushtet personale me PSG-në, duke pranuar një kontratë deri në vitin 2031.
Nëse transferimi kompletohet, Barcelona do të humbasë një nga lojtarët e saj ofensivë, ndërsa PSG do të përforcojë repartin e sulmit me reprezentuesin spanjoll.






