15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Barcelona gjen te Stuttgart zëvendësuesin e Jordi Alba, i kushton 25 milionë euro

- Advertisement -

Barcelona duket se më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Jordi Alba.

Katalanët janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë tash e sa kohë, me emra si Tagliafico, Grimaldo dhe shumë të tjerë të përmendur nëpër spekulime.

Së fundmi, nga Gjermania raportojnë se Barcelona po përcjell mbrojtësin e majtë të Stuttgart, Borna Sosa

Mbrojtësi ka një klauzolë liruese prej 25 milionë eurove.

Thuhet se përfaqësuesit e Barcelonës ishin për ta parë lojtarin nga afër në ndeshjen që Stuttgart e zhvilloi ndaj Borussia Dortmund.

Mbetet të shihet nëse katalanët do të mund të paguajnë shumën e kartonit të lojtarit. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit