-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Barcelona e “shkel” ekipin serb, Atletico me përmbysje mposht PSG-në

- Advertisement -

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te ekipi famëkeq serb Crvena Zvezda, derisa Atletico Madrid ka fituar me rikthim kundër PSG-së.

Katalunasit po vazhdojnë shkëlqimin nën urdhrat e Hansi Flick, ndërsa triumfuan me rezultat 2:5.

Inigo Martinez realizoi pas harkimit të Raphinhas për t’i dhënë epërsinë Barcelonës (13’).

Vendasit u kundërpërgjigjen përmes Silas që shënoi një gol të bukur (27’).

Sidoqoftë, Robert Leëandowski u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e Barcelonës pas një tjetër asistimi të Raphinhas (43’).

Polaku pastaj e realizoi edhe golin e tretë (53’), kurse dy minuta më vonë Raphinha shënoi nga distanca për ta dërguar rezultatin në 1:4 (55’).

Fitoren e thellë të Barcelonës më pas e vulosi Fermin Lopez pas asistimit të Koundes (76’). Për francezin, ishte asistimi i tretë në këtë përballje.

Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Zvezda qëndron në vendin e parafundit pa pikë.

Ndërkohë, Atletico Madrid ka fituar në derbin ndaj PSG-së falë një goli të vonshëm, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:2.

Warren Zaire-Emery me një gol nga afërsia e kaloi PSG-në në epërsi pas asistimit të Ousmane Dembeles (14’).

Mirëpo, Atletico e barazoi shpejtë përmes Molinas, që përfitoi nga një top i kthyer për ta mposhtur Donnarumman (18’).

Dy skuadrat kishin disa raste shënimi, me mysafirët që iu gëzuan fitores falë Angel Correas, i cili realizoi në minutën e fundit pas asistimit të Antoine Griezmann (90+3′).

Atletico Madrid tani ka gjashtë pikë ndërsa PSG mbetet me katër sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit