19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Barça deklason Alaves-in, Lewandowski shënon hat-trick

- Advertisement -

Barcelona ka vazhduar me performancën e mirë këtë sezon të garave në La Ligë.

Katalonasit mundën bindshëm në udhëtim Deportivo Alaves, me rezultat 0-3, të dielën në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Të përzgjedhurit te Hanis Flick, ka qenë ekip dominues në duel me Alaves, duke krijuar më shumë raste dhe duke e dërguar tri herë topin në portën e nikoqirëve.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili shënoi hat-trick në minutën e 7-të, 22-të dhe 32-të, duke ia siguruar fitoren e radhës Barcelonës, e cila tani ka 24 pikë në krye të tabelës, tri më shumë së Real Madridit, kurse, Alaves renditet e 12-të me 10 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit