Erblin Osmani ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e Nations League, vetëm pak ditë pasi është pajisur me pasaportë të Kosovës.
17-vjeçari, i cili është pjesë e akademisë së Bayern Munichut, është ftuar për ndeshjet e “Dardanëve” ndaj Irlandës dhe Austrisë.
Sipas përfaqësuesit të Transfermarkt për regjionin e Gjermanisë, Osmani ka marrë ftesën nga Federata e Futbollit të Kosovës për ndeshjen e Nations League.
Läuft #FCBayern-Talent #Osmani bald für den #Kosovo auf? @Transfermarkt kann die BILD-Info bestätigen, dass diese Entscheidung noch offen ist – das Münchner Eigengewächs wurde aber in den Kader für die Nations-League-Partien gegen 🇮🇪 & 🇦🇹 eingeladen. Mehr via Link im Kommentar 👇 pic.twitter.com/iBzWIGy0iz
— Thomas Deterding (@uchterjung) September 8, 2026





