11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Banka Botërore siguron 2.3 miliardë dollarë për ushqim në Afrikë

- Advertisement -

Banka Botërore ka miratuar sot një program me vlerë 2.3 miliardë dollarë për vendet e Afrikës Lindore dhe Jugut, në mënyrë që t’i ndihmojë të përballen me mungesën e ushqimit të mjaftueshëm.

Programi parashikon që rreth 66.4 milionë njerëz në rajonin afrikan do të përjetojnë një krizë ushqimore ose zi buke deri në korrik.

“Goditjet në sistemin ushqimor të shkaktuara nga ngjarjet ekstreme të motit, epidemitë e dëmtuesve dhe sëmundjeve, paqëndrueshmëria politike dhe e tregut dhe konfliktet po bëhen më të shpeshta dhe serioze, duke vënë gjithnjë e më shumë njerëz në rrezik të mungesës së ushqimit”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se lufta në Ukrainë i përkeqëson më tej efektet duke prishur tregun global të ushqimeve, karburanteve dhe plehrave.

Banka tha se Programi i saj i Ushqimit dhe Rezistencës për Afrikën Lindore dhe Jugore, do të fokusohet në Etiopi, ku rreth 22.7 milionë njerëz kanë probleme ushqimore për shkak të thatësirës, dhe në jug të kontinentit, ku Madagaskari ka 7.8 milionë njerëz presin ndihma ushqimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit