Kampioni i Kosovës në futboll ka paraqitur në faqen zyrtare të klubit në facebook, fanellat e reja për edicionin 2024/25.
Pos prezantimit të “uniformave” për ndeshjet vendas, ato në udhëtim, sikurse edhe opsionin e tretë, suharekasit bëjnë me dije se edhe këtë kampionat, objektivat e tyre janë të njejta, siç kanë qenë në vitet e kaluar.
“Dizajn i ri, epokë e re, për suksese të reja”, shkruhet në postimin e Ballkanit.

“Tifozë të dashur, prezantojmë para jush fanellat e skuadrës për edicionin 2024/25. Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njejta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri”, thuhet në shkrimin prezantues të “Xhebrailave” për fanellat e skuadrës.
