Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.
Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.
Pjesa e parë i takoi vendasve që patën më shumë administrimin e ndeshjes.
E goli erdhi në minutat e fundit të pjesëlojës së parë, kur Zyba asistoi bukur për Almir Kryeziun, e ky i fundit e finalizoi në mënyrë të përkyer aksionin në minutën e 44-të.
Pjesa e dytë nisi e mbaroi me insistimin e kroatëve për të arritur golin e barazimit.
Ata patën disa raste të mira shënimi, por porta e Enea Koliçit nuk u tund.
Ishte minuta e 83-të, kur Ëalid Hamidi depërtoi në zonë dhe e dyfishoi epërsinë e Ballkanit, duke e vulosur fitoren.
Kësisoj, Ballkani tani gjendet në vendin e dytë në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi një pozitë më poshtë.
E grupit C i prin Viktoria Plzen me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.