28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ballkani, fitues i Kupës së Kosovës

- Advertisement -

Kampioni i Kosovës, Ballkani, tashmë ka fituar edhe Kupën e Kosovës. Suharekasit triumfuan në penallti ndaj Prishtinës 4:2, pasi 120 minuta përfunduan me barazim 2:2.

Ballkani nuk ishte kurrë më parë kampion i Kupës së Kosovës dhe kjo do të thotë se për ta ky është trofeu i parë në histori.

Suharekasit ishin skuadër më e mirë në pothuajse të gjithë lojën, duke qenë në epërsi prej dy golave, të shënuar nga Walid Hamidi e Meriton Korenica.

Por Albin Krasniqi u shfaq si hero për Prishtinën duke shënuar dy herë në pjesën e dytë dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Në 30 minuta të vazhdimeve nuk pati gola, me Ballkanin që u tregua shumë e rrezikshme në disa raste, por Ardit Nikaj bëri intervenime të bukura, dhe fati i ndeshjes mbeti të vendosej në penallti.

Skuadra e Ilir Dajës ishte më e mirë në konkretizim të penalltive.

Lumbardh Dellova ishte ai që dhuroi spektakël kur shënoi me panenka penalltinë e tretë, ndërsa nga 11 metra shënuan edhe Nazmi Gripshi, Armend Thaqi dhe Marsel Ismajlgeci, me vetëm Tolajn që dështoi.

Në anën tjetër, Ramiz Bytyqi dhe Rilind Nimani shënuan te Prishtina, ndërsa heroi i minutave të rregullta, Albin Krasniqi dështoi në penalltinë e parë, ashtu siç dështoi edhe Ardian Muja, për të përfunduar seria e penalltive në 4:2 në të mirë të Ballkanit.

Ballkani që tashmë është kampion i Kosovës për herë të tretë me radhës, në sirtarin e saj shton edhe trofeun e Kupës së Kosovës, që i ka munguar këtij klubi.

Ballkani e fiton për herë të parë në histori Kupën e Kosovës

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit