Ballkani është bërë me trajner të ri.
Klubi nga Suhareka në fakt e ka zyrtarizuar sot trajnerin shqiptar, Ilir Daja.
Ai do ta pasojë të larguarin e para disa javësh, Bekim Isufi.
Daja është trajner i njohur në Shqipëri dhe së fundmi ishte trajner i Partizanit, shkruan “ge”.
Ndihmës i tij tek ekipi “Portokalli” do të jetë Artim Pollozhani.
Ballkani e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 33 pikë, vetëm dy më pak se lideri, Gjilani.
Therandasit synojnë ta kenë një sezon të suksesshëm dhe synim i tyre është ta fitojnë titullin e kampionit dhe të luajnë në Evropë.
Në vitet e fundit, ky ekip ishte prej më të fortëve në ligën elitare të futbollit kosovar.