15.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Ballkani e Drita ndahen me barazim

- Advertisement -

Jo më kot u cilësua ndeshja kryesore kjo mes Ballkanit e Dritës, që mund të jetë përcaktuese edhe për titullin kampion.

Ishim dëshmitar të një ndeshje fantastike nga dy skuadrat më të mira kosovare në vitet e fundit, me Intelektualët që dominuan brenda dhe jashtë fushës (me tifozë të shumtë që udhëtuan në Suharekë).

Drita shënoi një gol të hershëm, por që u anulua pas lojës me dorë nga Blerim Krasniqi.

Mysafirët patën më shumë nga ndeshja, duke krijuar disa raste të mira në pjesën e parë, ndërsa edhe Ballkani pati shanset e saj të krijuara nga kundërsulmet, por 45 minutat e parë u mbyllën 0:0.

Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Albert Dabiqaj bëri lëvizje të shkëlqyer në krahë, duke dhënë një asist shumë të bukur në zonë, me Blerim Krasniqin që lehtësisht shënoi për 1:0.

Por, kampioni në fuqi u kthye shpejt në lojë, duke barazuar me Gentrit Halilin vetëm pas katër minutash, me Armend Thaqin që dhuroi një asist të jashtëzakonshëm.

Në vazhdim ndeshja ishte e balancuar, me dy skuadrat që ishin të kujdesshme, por Ensar Huruglica shënoi gol të jashtëzakonshëm një minutë para fundit të takimit, për t’ia dhuruar Dritës epërsinë 2:1.

Kur të gjithë menduan se me këtë rezultat ndeshja do të përfundonte, në skenë doli heroi i Ballkanit, Nazmi Gripshi, që shënoi në minutat shtesë për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Me barazim përfundoi ndeshja kryesore e kësaj xhiroje, me Ballkanin që vazhdon të mbetet në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundim.

Në dy ndeshjet tjera të zhvilluara, Gjilani barazoi me Feronikelin 74 me rezultat 1:1, ku Senad Jarovic shënoi për Skifterët, ndërsa barazoi Bachare Razack.

Në Prizren mes Lirisë dhe Dukagjinit nuk pati gola, me skuadrën që tashmë pothuajse është përshëndetur nga liga që mori një pikë ndaj skuadrës nga Klina.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit