Ballkani bie në Gjilan, Drita feston titullin kampion

- Advertisement -

 

FC Drita e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit triumfuan në derbin vendimtar ndaj Ballkanit me rezultat të pastër 2:0, duke vulosur matematikisht titullin edhe tri xhiro para përfundimit të sezonit.

 

Në një atmosferë fantastike dhe nën përkrahjen e madhe të tifozëve, Drita tregoi pjekuri dhe dominim ndaj rivalit direkt për titull.

 

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të, kur Besnik Krasniqi realizoi për epërsinë e vendasve, duke ndezur festën në stadium.

 

Ballkani tentoi të reagojë gjatë pjesës së dytë, por skuadra nga Gjilani administroi me qetësi lojën dhe ruajti avantazhin.

 

Në minutën e 86-të, Dante i dha goditjen përfundimtare mysafirëve, duke shënuar golin që vulosi fitoren dhe njëkohësisht konfirmoi titullin kampion për Dritën.

 

Me këtë triumf, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë, plot 11 më shumë se Ballkani, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

 

Një sezon i jashtëzakonshëm për gjilanasit, të cilët edhe një herë dëshmuan forcën dhe stabilitetin e tyre në elitën e futbollit kosovar.

Të ngjashme

Të fundit