9.9 C
New York
Sunday, November 1, 2026

Buy now

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë. I jep dhuratën e veçantë

- Advertisement -
Ballist Morina, i riu nga Kukësi që kreu veprën e ngritjes së dronit me flamurin me simbole patriotike shqiptare mbi stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka takuar Erjon Vishkullin në spitalin ku po kurohet në Romë.

 

Vishkulli mbeti i plagosur në sy në protestën e para 8 ditëve në Tiranë dhe iu desh të kryente një ndërhyrje tejet delikate në Romë, ku u transportua me urgjencë përmes një avioni charter, i vënë në dispozicion nga shteti shqiptar.

Morina i ka dhuruar Vishkullit një fanellë me flamurin që u valëvit në natën e 14 tetorit 2014 mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, teksa në një pusullë krah fanellës, mes të tjerash shkruan:

“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar”.

Vishkulli ka arritur të shpëtojë organin e syrit dhe ka nisur fazën e vështirë dhe të gjatë të rikuperimit të shikimit.

Të ngjashme

Të fundit