Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shpërndan pako me mjete financiare në secilën palë zgjedhje.
Ajo në Rubikon u shpreh se pavarësisht nga paratë që jep Kurti, kjo nuk e mbulon normën e inflacionit në Kosovë.
“Këtë e dimë që z. Kurti, po e bën në secilat palë zgjedhje. Mirëpo, më lejoni t’ju them qytetarëve të Republikës së Kosovës se pavarësisht se a u jep z. Kurti në kohën e fushatës nga 100 euro studentëve, nga 150 euro pensionistëve shtesë, grave lehona, punëtorëve në sektorin publik ose edhe atyre në sektorin privat, assesi kjo nuk e mbulon normën e inflacionit e cila është në Kosovë. Sepse duke mos hequr akcizën dhe duke mos hequr TVSh-në për produktin e naftës, me këtë mungesë të reagimit z. Kurti dhe qeveria e tij ka ndikuar që të rritet çmimi i secilit produkt”, ka thënë ajo.






