Bajrami: Nëse ka drejtësi, çlirimtarët shpallen të pafajshëm

- Advertisement -

Akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm nga Dhomat e Specializuara, nëse procesi gjyqësor vendoset mbi bazën e drejtësisë.

Në “Info Magazine” në Klan Kosova Bajrami e ka cilësuar 16 shtatorin si një moment historik, pasi pritet të përmbyllet në shkallën e parë një proces gjyqësor maratonik që, sipas tij, është shoqëruar me shkelje procedurale dhe materiale.

16 shtatori është një moment historik i cili do të ketë efekte shumë dimensionale, fillimisht i vjen fundi një së paku në shkallë të parë, përfundon një gjykim maratonik gjashtëvjeçar me përplot shkelje procedurale materiale qoftë të kushtetutës, ligjeve të konventës evropiane për të drejta të njeriut, qoftë standardeve ndërkombëtare. Një proces me shumë kontradikta i filluar me një konspiracion politik i dizajnuar nga Rusia dhe Serbia përmes raportit të Dick Martit dhe pastaj i ri formatizuar me një aktakuzë jashtëzakonisht të paqenë për ekzistencën e një ndërmarrje përbashkët kriminale që ka bërë që ka bërë që procesi mos jetë një gjykim për katër persona për krerët e UÇK-së, themeluesit të UÇK-së dhe krerët e shtetit të Kosovës, po të vë një pyetje komplet historinë tonë, historinë tonë të ndërtimit, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me synim të komprometimit të saj për të bërë pastaj refleksione”, ka deklaruar Bajrami.

Ai tha se e ka përcjellë nga afër procesin gjyqësor, përfshirë provat e paraqitura në gjykatë, dhe se bazuar në atë që është prezantuar gjatë procesit, ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen plotësisht.

Bajrami e konsideroi procesin si një rast me pasoja të rëndësishme për Kosovën, duke argumentuar se gjykimi nuk ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë individuale të katër të akuzuarve, por edhe me mënyrën se si trajtohet historia e luftës së UÇK-së.

Ai tha se një vendim për pafajësi do të ishte në interes të Kosovës dhe do t’i jepte mundësi edhe vetë Gjykatës Speciale që të arsyetojë ekzistencën e saj.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është një nga rastet më të rëndësishme gjyqësore për Kosovën, ndërsa vendimi i shkallës së parë pritet të ketë ndikim të madh edhe në debatin politik e shoqëror në vend.

Të ngjashme

Të fundit