10.2 C
New York
Monday, May 13, 2024

Buy now

Bajrami: Nagavci bën kërrsh përqindjet, sipas saj për 17 vjet qenka ndërtuar një gjysmë çerdhe

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratën e ministres Arbërie Nagavci, e cila mbrëmë tha në KTV se kjo qeveri ka ‘ndërtuar 850% më shumë çerdhe sesa krejt qeveritë e kaluara’.

Bajrami shkruan:

“Ministrja e arsmit i bën kerrsh përqindjet

Këta a janë analfabetë funksional apo na trajtojnë të gjithëve si të tillë?!

Ministrja Nagavci paska thënë më KTV se gjatë mandatit të saj janë ndërtu 850% me shumë çerdhe se në gjatë viteve 2003-2020, sipas saj i bie që prej vitit 2003 deri në vitin 2020 në Kosovë është ndërtu një gjysmë çerdhe kjo e ka rritë numrin për 850%, pra prej 1/2 tash janë bë 4.

Për besë s’din njeri a me qeshë a me qajtë”, shkruan ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit