Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit për gjendjen ekonomike në vend pas publikimit të të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar ku Kosova renditet vendi i dytë më i varfër në Evropë.
“Derisa Kurti qe gjashtë vjet e ka gojën plot propagandë për ‘zhvillim e lulëzim ekonomik’, vendi ynë po përballet me varfëri të thellë”, ka thënë Bajrami për Nacionale.
Duke iu referuar të dhënave nga Banka Botërore, Bajrami thptë se varfëria ekstreme në Kosovë arrin 10%, ndërsa Serbia shënon 1.1%, Shqipëria 0.3% dhe Bosnja 0.3%.
“Rritja e buxhetit nuk është domosdoshmërisht zhvillim, sidomos kur një pjesë e saj vjen nga rritja enorme e çmimeve”, ka theksuar ajo.
Inflacioni i prillit prej 7.5% ka gërryer fuqinë blerëse të qytetarëve.
“Pagat e tyre, me këto çmime, kanë humbur vlerë, andaj qytetarët janë të zhytur në kredi”, ka shtuar Bajrami.
“Diskursi që ai ka mbjellë qe gjashtë vjet ka të bëjë vetëm me pozita, vetëm me karrige”, ka deklaruar zyrtarja e LDK-së.
Bajrami ka bërë thirrje për votim më 7 qershor, duke kërkuar “ballafaqim programesh e idesh” për dalje nga varfëria.






