Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti është kampione e zhgënjimit, pasi që shumë qytetarë të Kosovës, përfshirë mjek e mësues, po ikin nga vendi.
Postimi i plotë i Bajramit:
Po ikin profesionistët shëndetësor, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndjehëshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë.
Na kujtohet se si LVV pat premtu kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë.
11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri,
– Fondi Pensional pa bord,
– Banka Qendrore pa guvernator
– Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional,
– Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor,
– Administrata Tatimore pa drejtor,
A ju shqetëson fakti se askush s’po don me punu me ju dhe për ju? Çka ndodhi me mbështetjën e madhe që kishit dikur?!
Jeni kampionë të zhgënjimit.
Vetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti e qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend.
Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe.