Bajrami, gazetarëve: Mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush e udhëheq këtë vend, nuk ka demokraci pa media të lira

- Advertisement -

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrmai, ka falënderuar gazetarët për punën, duke shkruar se “nuk ka demokraci pa liri të mediave.”

Bajrami shprehu respekt, për siç tha ajo, “secilin gazetar që zgjedh të qëndrojë në anën e së vërtetës.”

“Prandaj, mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush e udhëheq këtë vend,” shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit!

Sot dua t’i falënderoj të gjithë gazetarët që punojnë në kushte jo të lehta, shpesh nën presion, kërcënime e sulme, vetëm pse zgjedhin ta thonë të vërtetën.

Falë punës suaj, shumë skandale janë bërë publike. Falë guximit tuaj edhe puna jonë si opozitë është bërë me e lehtë, transparenca detyrimisht është rritur dhe shumë skandale e keqpërdorime sot janë subjekt i organeve të drejtësisë.

Është evidente se pa liri të mediave s’ka demokraci. Një shoqëri pa media të lira është shoqëri pa sy, pa veshë dhe pa mbrojtje ndaj pushtetit.

Prandaj, mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush e udhëheq këtë vend.

E vërteta është më e rëndesishmja, le të jetë mision i secilit.

Ne politikanët votohemi për të udhëhequr, jo për të sunduar.

Respekt për secilin gazetar që çdo ditë zgjedh të qëndrojë në anën e së vërtetës.

Të ngjashme

Të fundit