Kartvizitën për vetveten e stampoi në Europian.
Nedim Bajrami u bë një emër mjaft i njohur në kontinentin e vjetër pasi shënoi golin më të shpejtë të kampionatit në Gjermani, për Shqipërinë ndaj Italisë.
Edhe pse ajo ndeshje u humb, Bajrami u vlerësua si një nga më të mirët për “Kuqezinjtë” në Euro 2024 dhe “gjignatët” skocezë të Glasgow Rangers e patën mjaft mirë parasysh këtë gjë, kur hynë në bisedime me skuadrën e Sassuolo, për huazimin e “legjionarit”..
Palët kanë avancuar në negociata, dhe Bajrami jo vetëm që shkon për një sezon në Skoci, por edhe mund të zhvendoset me status të plotë atje, me skuadrën e Rangers, që do të paguajë 4 milionë euro për kartonin e tij.
Besohet se për mesfushorin kuqezi nuk ka qenë një vendim i lehtë, që të largohet nga futbolli italian, e të shkojë në atë skocez, që vërtet është më i vjetri në botë, bashkë me anglezin, por sot nuk ka aspak një nivel për t’u krahasuar me ligat e mëdha.
Gjithsesi, Bajrami është në Serie B këtë edicion me “Zijeshilët” e Sassuolo dhe mesa duket nuk gjeti të interesuar në Serie A, megjithatë te Rangers ai do të ketë mundësi të luajë Europa League, pasi skocezët u eliminuan nga Dinamo Kiev në fazën e parafundit kualifikese të Champions League.