Bajraktari: Çdo vendim tjetër përveç pafajësisë së ish-krerëve të UÇK-së nuk është i bazuar në ligj

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari, tha se pesha e vendimit për ish-krerët e UÇK-së është e madhe.

Ai tha se, duke u bazuar në ligj, vendimi për ta duhet të jetë lirues.

“Në bindjen time, në atë sallë gjyqi është fituar. Çka ka përtej sallës së gjyqit është e diskutueshme. Në bindjen time, çdo vendim tjetër përveç pafajësisë nuk është i bazuar në ligj ose në prova. Verdikti i vetëm i bazuar në prova dhe ligj, si dhe në atë që është administruar, është pafajësia e katërshes së UÇK-së dhe vendimi që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Bajraktari në emisionin “Click” në RTV21.

Tutje, ai shtoi se pjesa dërrmuese e dëshmive të Prokurorisë janë marrë nga autoritetet serbe.

“Kësaj i kanë kontribuar edhe disa deklarata të atij dëshmitarit të Kaçanikut, që janë për keqardhje. Ai tha se i ka humbur lopa, ndërsa mëzat i janë kthyer”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit