9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Bajra: Për dy vjet, qeveria nuk ka arritur të realizojë asnjë premtim në ekonomi

- Advertisement -

Profesori universitar, Ujkan Bajra ka deklaruar se për këto dy qeveria Kurti nuk ka arritur të realizojë asnjë nga premtimet që janë dhënë gjatë fushatës.

Sipas profesorit Bajra, edhe si rrjedhojë e politikave jo të qëlluara zhvillimore, në vend është krijuar një ambient toksik që nxit në vazhdimësi migrimin jashtë vendit në mungesë të një perspektive në Kosovë.

“Migrimi vazhdon të mbetet një plagë e Kosovës edhe nga qeveritë e kaluara, ekonomia ka përfituar nga migrimi sepse janë rritur remitencat, por duhet pasur parasysh sepse ne kemi një migrim negativ, që nënkupton se dallimi me migrimit dhe emigrimit është i vogël. Ky migrim është i matur edhe në mënyrë empirike ku për çdo 10.000 persona që e lëshojnë Kosovën, vendit i shkaktohen deri në 1% humbje në ekonomi. Ky është një problem i madh që duke se do të vazhdoi edhe më tej në mungesë të perspektivës që qytetarët tanë shohin në Kosovë”, ka thënë profesor Bajra në T7.

Vendi, sipas tij, kapitalin më të madh i ka pasur resurset njerëzore të cilat edhe e garantojnë zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa që ikja e tyre e vazhdueshme do të jetë problem tepër i madh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit