Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se opozita tashmë duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për të penguar Qeverinë aktuale, janë vetëm përpjekje për të sabotuar interest e popullit.
“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Teksa në përfundim, deputeti i LVV-së, ka thënë se s’do të lejojnë asnjë hap pas në të drejtën e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të Kosovës