20.5 C
New York
Monday, September 23, 2024

Buy now

Bajqinovci: Qeveria Kurti ka arritur të kthejë ligjshmërinë dhe rendin në veri të Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është krenuar me disa nga vendimet e qeverisë Kurti për Mitrovicën e Veriut.

Hapja e zyrave të reja, punësimi i banorëve, stacionet dhe bizneset e reja, shtëpi të ndërtuara janë disa nga arritjet sipas tij.

Postimi i plotë:

”Qeveria Kurti ka arritur të kthejë ligjshmërinë dhe rendin në veri të Kosovës përmes një sërë iniciativash dhe masash konkrete që po sjellin përfitime të drejtpërdrejta për banorët e atij rajoni. Për herë të parë janë hapur Zyrat Kadastrale Komunale në katër komunat në veri të vendit, Zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe pikat e Postës së Kosovës. Kemi lansuar një masë të punësimit për 2,000 banorë të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Fillimi i pagesës së energjisë elektrike dhe largimi nga operimi i targave ilegale,patent shoferët, tabelat e qyteteve janë disa nga hapat që po rikthejnë normalitetin.

Gjithashtu, kemi shtuar 15 Stacione të reja Bazë të Transmetimit (BTS), të modernizuara për teknologjinë 4+ dhe 5G, duke sjellë shërbime më të mira dhe më të shpejta për qytetarët. Shtrirja e infrastrukturës dhe shërbimeve përcjellëse të regjistrimit civil në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq është një tjetër hap drejt integrimit të plotë të kësaj pjese në sistemin tonë shtetëror. Brenda disa muajve, janë regjistruar 200 biznese të reja, dhe po ndërtojmë rrugë që kanë munguar prej kohësh, lidhja e fshatrave mes vete dhe me komunat në jug është tashmë realitet.
Për më tepër, dhjetëra shtëpi janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër, dhe kemi alokuar 4 milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë.
200 shtëpi të reja do të ndërtohen për banorët e larguar.

Këto janë disa nga vendimet dhe punët e mëdha drejt integrimit të plotë të veriut të Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit