8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bajqinovci: LDK duhet të reagojë edhe për deklaratat e Muhaxherit, për armët e konfiskuara në veri

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, ka thënë se u bë mirë që LDK-ja i reagoi të ashtuquajturit “Këshilli Gjithëserb”, por sipas tij Lidhja Demokratike duhet ta bëjë edhe një reagim për deklaratat e nënkryetarit të saj, Gazmend Muhaxheri.

Bëhet fjalë për deklarat në Rubikon te Adriatik Kelemendi, kur Muhaxheri akuzoi pushtetin se me njëfarë marrëveshje me Serbinë po i kryejnë aksionet e konfiskimit të armëve në veri.

E plotë:

LDK paska reaguar për ashtuquajturin Këshill Gjithëserb që u mbajt në Beograd dje. Shumë mirë. Dmth, LDK e paska kapacitet për të reaguar. Tash rendin e ka të reagojnë edhe për deklaratën e nënkryetarit të saj, Gazmend Muhaxheri që në Prishtinë tha se dyshon që armët që po konfiskohen në veri janë armë të vendosura nga Policia e Kosovës dhe qeveria Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit