11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Bajqinovci e mbron Kurtin: Po përpiqen ta barazojnë Kurtin me Vuçiqin dhe Dodikun

- Advertisement -

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka komentuar sërisht vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns.

Në fakt, Bajqinovci i ka dalë në mbrojtje shefit të tij në parti, kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Bajqinovcit, tash po tentohet barazimi në mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Kur dështuan me propagandën që pretendonte se Albin Kurti nuk e takon shefin e CIA-s, tash po përpiqen ta barazojnë me Dodikun dhe Vuçiqin. Këto përpjekje për diskreditimin e Kryeministrit Kurti nga disa analist dhe opozita janë të dëshpëruara dhe nuk po funksionojnë. Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm dhe të informuar, dhe nuk bien pre e këtyre skemave të vjetruara. E vërteta gjithmonë del në shesh, dhe manipulimet e atyre që synojnë të manipulojnë opinionin publik po dështojnë” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit