5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bajqinovci arsyeton mungesën e pozitës në Kuvend: S’kemi dashur të biem në agjendën e opozitës

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka arsyetuar mungesën e pozitës në seancat e fundit plenare të jashtëzakonshme, duke thënë se nuk kanë dashur që të bien në agjendën e opozitës.

“E kemi dhënë edhe si sqarim por problemi kryesor i mungesës në seancat e jashtëzakonshme ka qenë se nuk kemi dashur të biem në agjendën e opozitës për shkak se ata kanë kërkuar shkarkimin e Kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu marrëveshjen që e kemi patur për me i votu marrëveshjet ndërkombëtare, nuk janë përmbajtë. Vetë janë zotu që do ti votojnë marrëveshjet ndërkombëtare edhe pastaj kanë dalë në agjendat e veta dhe nuk i janë përmbajtur asaj që jemi marr vesh dhe kjo ka qenë arsye që ne pastaj i kemi injoru edhe dihet publikisht që ne nuk kemi marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme të cilat kanë qenë seanca koti për të diskutuar gjëra të cilat kanë qenë në publik pa autenticitet por diçka vetëm sa për të përbaltur para zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje.” – tha Bajqinovci për Gazetën Blic.

Bajqinovci tha se është interesante se opozita çdoherë kanë deklaruar se do ti votojnë marrëveshjet ndërkombëtare por se të njëjtit nuk e kanë bërë diçka të tillë duke mos ardhur në votim.

“Unë mendoj se ata kanë ikur, me muaj të tërë nuk kanë ardhur sa herë kemi mbajtur seancë, i kanë ikur përgjegjësisë të cilën ua ka dhënë populli për marrëveshjet ndërkombëtare. Eshtë shumë interesant që opozita çdoherë ka thënë do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, por shumica e deputetëve nuk kanë ardhur dhe na kanë dështu, edhe pse janë zotu vetë.

E dyta mendoj që shumica e tyre me muaj të tërë nuk kanë ardhur në Kuvend. Unë po mendoj se opozita nuk ka qenë korrekte, opozita nuk iu ka përmbajtë zotimit të cilin e ka dhënë për Marrëveshjet Ndërkombëtare .Dje shkuam në seancë, opozita doli. Dje kemi votu mbi 10 ligje dhe sot jemi duke votu dhe opozita nuk po i voton” tha Bajqinovci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit