Babai i Dianës: Jam akoma skeptik për drejtësinë, mirë që u ngrit aktakuza

- Advertisement -

 

Babai i Dianës Kastratit, Gëzimi, ka thënë se vazhdon të jetë skeptik sa i përket drejtësisë, pavarësisht se tashmë është bërë publike ngritja e aktakuzës në mungesë ndaj ish-partnerit të vajzës së tij.

Në një deklarim për Klan Kosovës, ai e ka mirëpritur këtë iniciativë, duke shpresuar që rasti të përfundojë me dënimin e merituar për autorin.

“Është iniciativë e mirë që ka filluar në mungesë. Shpresoj që të marrë një epilog, ashtu siç duhet të jetë. Kryesi ta marrë dënimin e merituar. Uroj që këto raste të mos përsëriten. Për fat të keq, këto raste nuk po ndalen”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme

Të fundit