Sipas Hoxhës, Syla dhe Haliti janë bashkëveprimtarë të hershëm të Veselit, të cilët edhe sot vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë familjes së tij.
“Sot, bashkë me Dajën dhe Zekën, bashkëveprimtarë të hershëm të Kadri Veselit, vizituam familjen e tij në Mitrovicë. Ata që dikur qëndruan bashkë në ditët më të vështira për Kosovën, edhe sot i qëndrojnë pranë familjes së shokut të tyre”, ka shkruar Hoxha.
Ai ka shprehur bindjen e tij për pafajësinë e Veselit dhe shokëve të tij, duke thënë se presin ditën kur ata do të kthehen në Kosovë.
“Jemi të bindur për pafajësinë e Kryetarit Veseli dhe shokëve të tij, dhe presim me besim ditën kur do t’i kemi sërish në Kosovë. Deri atëherë, familjet e tyre nuk do të jenë vetëm”, ka deklaruar Hoxha.






