15 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

AVONET e bën përgjegjëse Gjykatën e Ferizajt për vrasjen e 35-vjeçares, kërkohet përgjegjësi edhe nga Policia

- Advertisement -

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare, AVONET, po kërkon nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të marrë masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mosprofesionalizëm dhe mosefikasitet.

Të njëjtit, poashtu po kërkojnë nga Faik Hoti, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë të marrë masa urgjente ndaj stacionit Policor në Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga AVONET, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Duke qenë në dijeni Gjykata Themelore e Ferizajt se i njëjti ishte recidivist i veprave penale, gjykatësi, ka neglizhuar dhe ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës, duke marr parasysh se ky gjykatës të njëjtin e ka dënuar me dënim me gjobë për armëmbajtje pa leje, duke pasur parasysh rrethanat dhe dashjen e kryesit të veprës penale”, thuhet në reagimin e AVONET.

Sipas AVONET, Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprën penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera.

“Në këtë rast ka dështuar edhe Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për  sigurinë e viktimave të dhunës në familje dhe zbatimin të urdhërove për mbrojtje”, thuhet në këtë komunikatë.

Poashtu, aty thuhet se Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim për mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit