20.1 C
New York
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

Avokati i Thaçit i bindur në fitore: Nuk kemi vendosur akoma nëse do të thërrasim dëshmitarë, por nëse do thërrasim – jo më shumë se 10

- Advertisement -

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka thënë se mbrojtja e ish-presidentit nuk do të thërras më shumë se dhjetë dëshmitarë.

Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha se do të reduktojnë numrat e dhënë dhe nuk do të thërrasin të gjithë dëshmitarët të cilët planifikohet të vijnë e të japin dëshmi sipas rregullës 154 të cilët janë 65.

Ai gjithashtu tha se janë edhe 45 dëshmi të tjera që synojnë t’i parashtrojnë për t’u pranuar me shkrim.

“Shkurtimisht, ne nuk po planifikojmë që t’i thërrasim të gjithë ata. Mendojmë që kjo do të jetë pjesë e zgjedhjes”, tha Halling, i cili shtoi se këta dëshmitarë janë ‘viva-voce’ (dëshmi me zë në sallën e gjyqit).

Ai konfirmoi se deri me datën 1 nëntor mund të japin numrin e planifikuar për reduktimet e mëtejshme në çështjen e tyre, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe do të hiqen 7 prej 65 dëshmitarëve.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se ata nuk parashikojnë të zgjasin datën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria.

“Vërej që nuk parashikohet nga trupi gjykues që do të zgjasim ditën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria. Përderisa ky është synimi ynë, është me vlerë dhe e zgjuar nga Prokuroria që të paraqes dëshmitarët më të rëndësishëm, kështu që në qoftë se do të ndodhë që të shkurtohet numri i dëshmitarëve në momentin e fundit, do ishte i mirë që dëshmitarët më pak të rëndësishëm të lihen nga fundi, në mënyrë që të mos humbin dëshmitarët më të rëndësishëm”, tha Charles Smith III.

Smith III gjithashtu pati vërejtje edhe për mungesën e dëshmitarëve rezervë, pasi përfundon dëshminë një dëshmitar. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit