Avdyli për sigurimet shëndetësore të Qeverisë Kurti: Mashtrim, pas zgjedhjeve harrohet

- Advertisement -

Ish-deputeti i Listës Guxo dhe kandidati i LDK-së për deputet, Haxhi Avdyli, ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njoftoi se nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, Avdyli tha se ky njoftim përbën mashtrim, pasi, sipas tij, Ligji për Sigurime Shëndetësore ekziston tash e më shumë se një dekadë.

“Si kryetar i Komisionit për Shëndetësi dhe anëtar i vjetër i Komisionit për Shëndetësi, mund të them që edhe ky është një mashtrim, për shkak se Ligj për Sigurime Shëndetësore kemi më shumë se një dekadë”, tha ai.

Avdyli theksoi se Fondi për Sigurime Shëndetësore është themeluar, por se qytetarët ende nuk kanë sigurime shëndetësore funksionale. Ai shtoi se çështja rrezikon të harrohet pas zgjedhjeve.

“Fondi ekziston, por sigurime nuk kemi dhe besoj që kjo pas zgjedhjeve ka me u harru, unë shumë kam punuar që ky Ligj të merr udhë, të aprovohet edhe Ligji i ri i Sigurimeve Shëndetësore”, deklaroi kandidati i LDK-së për deputet, Haxhi Avdyli.

Të ngjashme

Të fundit