11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Ava Max shfaqet me ngjyrat kuq e zi në koncertin e komunitetit LGBTI+

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo ka performuar para publikut anglez disa nga këngët më të suksesshme të saj, në kuadër të një eventi të organizuar për paradën e kuminitetit LGBTI+ që po organizohet këto ditë në Londër.

E veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe flokët ngjyrë të kuqe, artistja me origjinë nga Shqipëria i mahniti të gjithë me pamjen e saj e cila konsiston në ngjyrat kombëtare të vendit prej nga vjen.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, publikoi disa fotografi nga koncerti në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Urime 50 vjetorin e krenarisë Londër? Jua dua, faleminderit që më patët të ftuar”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografive.

Ndër të tjerash, 28-vjeçarja ndau me ndjekësit edhe një video, ku shihej duke interpretuar hitin e saj më të fundit “Maybe you’re the problem”.

Ava Max përndryshe vazhdon të jetë një prej emrave shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit