Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë.
Ai e ka cilësuar si lajm të mirë nënshkrimin e kësaj kontrate, duke thënë se, ky projekt ka rëndësi të veçantë për lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
‘’Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon’’, thuhet në njoftim.






