Një person ka pësuar lëndime trupore shkaku i goditjes nga autobusi.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Ferizaj dje rreth orës 17:30.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Ferizaj 21.01.2023 – 17:30. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë ishin një autobus me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor